Zjarri i shkrumboi banesën, 82-vjeçari pëson djegie pasi tentoi …

Një 82-vjeçar ka pësuar djegie pasi zjarri shkrumboi banesën e tij në fshatin Sanjollas të Ersekës.

Sipas policisë ai ka tentuar të shuaj zjarrin, të cilat më pas janë neutralizuar falë ndërhyrjes së zjarrëfikëses.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Sanjollas, Ersekë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë tentativës për të shuar zjarrin në momentet e rënies ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.