I dërgoi para të atit në Siri që ishte pjesë e organizatës ‘ISIS’, dënohet me 4 vite burg Muhamet Manollari
- 15 April, 2025
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 255, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Muhamet Mehdi Manollari.
Ai është i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal”. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri.
1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhamet Mehdi Manollari, për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
2.Vuajtja e dënimit për të pandehurin Muhamet Mehdi Manollari fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, në momentin që merr formë të prerë, dhe ky dënim të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
3.Bazuar në nenin 190 dhe 391 të K.Pr.Penale, deklarimin e falsitetit të aktit konkretisht “Dërgesë Parash-KOPJA E Agjentit”, nr. ****, datë ****, ora ****, me shënimet “DËRGUESI A.N MARRËSI A.A.S”, e Unionit Financiar Tiranë sh.a (dokument i cili ndodhet bashkëngjitur Akt Ekspertimit grafik nr. 2213, datë 29.03.2024), duke urdhëruar fshirjen tërësore të këtij dokumenti me anë të asgjësimit sipas parashikimeve proceduriale.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ