Bllokadë në start, ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit, kryesuesi: Do t’i drejtohemi presidentes me letër
Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës është ndërprerë pasi deputetët nuk votuan raportin e Komisionit parlamentar për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Seanca kishte nisur pak para orës 11:00, ndërsa ishte si hap i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
PDK, LDK e AAK nuk votuan këtë raport, pasi u tha se ishte anti-kushtetues për shkak se Kurti dhe ekzekutivi nuk kishin dhënë dorëheqje.
E letra e dorëheqjes së Kurtit me kabinetin qeveritar u bë publike në momentet e fundit, saktësisht në kohën kur në rend dite raporti i Komisionit.
Ndryshe, neni 26 i Ligjit për Qeverinë thekson papajtueshmërinë e anëtarit të Qeverisë dhe parandalimin e konfliktit të interesit.
“Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në Ligj.