Zbulohet lidhja e re e Nedim Bajramit! Futbollisti i Kombëtares në romancë me moderatoren e njohur

Nedim Bajrami, një nga futbollistët më simpatikë të Kombëtares shqiptare, nuk është më beqar. Zemra e mesfushorit kuqezi është rrëmbyer nga moderatorja e njohur kosovare, Lorina Dula.
Bukuroshja nga Prishtina është figurë e njohur në mediat sportive në Kosovë dhe moderon një emision sportiv në “Klan Kosova”. Ajo u bë e njohur edhe më gjerë gjatë verës së kaluar me emisionin “Euroshow”, në kohën kur po zhvillohej Kampionati Europian në Gjermani.

Prej muajit nëntor, Lorina ka qenë një mbështetëse e zjarrtë e Kombëtares, duke ndjekur nga afër ndeshjet dhe duke pozuar shpesh me fanellën kuqezi – një gjest që nuk përjashtohet të jetë frymëzuar nga vetë Bajrami. Çifti duket se është treguar diskret, pasi nuk kanë publikuar ende foto së bashku në rrjetet sociale.


Në aspektin profesional, Bajrami po përjeton një periudhë të vështirë në kampionatin skocez me Rangers. Edhe pse e nisi me shumë premtime dhe realizoi disa gola në Europë, forma e tij ka rënë ndjeshëm. Mesfushori nuk ka qenë titullar në shtatë ndeshjet e fundit në kampionat dhe ka marrë kritika për paraqitjen e tij, veçanërisht pas ndeshjes me Anglinë.

Sot, Rangers do të përballet me Athletic Bilbao në fazën çerekfinale të Ligës së Europës dhe mbetet për t’u parë nëse 26-vjeçari do të jetë pjesë e formacionit titullar. Ndërkohë, jashtë fushës, duket se Bajrami po shënon një “gol zemre” me lidhjen e re që ka zgjuar interes të madh në opinionin publik.