Aksident tragjik në Greqi, fëmijë 3-vjeçar humb jetën pas përplasjes dhe tërheqjes zvarrë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes dhe tërheqjes zvarrë nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Dimarchou Christou Beka” në Spatë. Sipas raportimeve, drejtuesi i automjetit ka ndaluar pas aksidentit dhe ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore lokale, por mjekët kanë konfirmuar se i mituri kishte ndërruar jetë.

Autoritetet kanë arrestuar drejtuesin e makinës dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes.