Një vit më parë terrorizoi Korçën, 72-vjeçari Edmond Naska gjendet i pajetë në …
Edmond Naska, 72-vjecari, i cili një vit më parë terrorizoi Korçën pasi qëllonte me kallash nga ballkoni i shtëpisë, ka ndërruar jetë në banesë.
Mësohet se 72-vjecari vuante nga probleme me shëndetin mendor dhe jo vetëm, ndërsa është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Korçës.
Prej vitesh Naska jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa në korrik të vitit të kaluar ai qëllonte me kallash nga banesa e tij ku u desh ndërhyrja e forcave të Renea-s për të neutralizuar 72-vjeçarin.
Sipas burimeve paraprake, nuk janë kqyrur shenja dhune, megjithatë trupi do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore.
SI NDODHI NGJARJA E NJE VITI ME PARE?
Disa makina që parkoheshin vazhdimisht poshtë oborrit të shtëpisë së 71-vjeçarit Edmond Naska, janë bërë shkak i goditjes me armë në ajër në Korçë.
Makinat parkoheshin nga banorë të lagjes Nr.16 dhe persona të ndryshëm në Korçë dhe kjo gjë, herë pas here ka sjellë acarimin e Naska, duke u konfliktuar me drejtuesit e mjeteve.
Ai kaloi në veprime më të dhunshme, duke vënë në zbatim dhe një armë zjarri automatik, që e mbante pa lejë në banesën e tij.
Naska, ka qëlluar disa plumba në ajër duke terorizuar banorët e zonës. Por më pas ka hyrë brenda në banesë dhe aty ka qëndruar derisa ka negociuar policia RENEA për vetëdorëzimin e tij dhe më tej është bërë dhe sekuestrimi i armës automatike.
Pasi është shoqëruar në polici Edmond Naska s’ka pranuar të japë shpjegime me argumentin se ndihej shumë i tronditur për atë që kishte ndodhur. Ndërkohë disa nga fqinjët e tij, kanë treguar në polici se Edmond Naska, herë pas here ankohej dhe konfliktohej me personat që i parkonin makinat në rrugë, shumë pranë ballkonit të tij, që ndodhet në katin Nr.1 të pallatit.
Nisur nga kjo situatë prokurori i gatshëm Alban Syri ka vendosur të rregjistrojë dosjen penale me Nr.843 për akuzën e “Mbajtes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Prishjen e qetësisë publike”. I arrestuari Edmond Naska, ka dalë dje para gjykatës së Korçës ku është njohur me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kjo masë sigurimi u kërkua për shkak të moshës së thyer të tij dhe legjislacioni penal shqiptar nuk lejon futjen në burg të personave të moshuar për vepra penale që parashikojnë një dënim disi më të ulët.