EMRAT/ Trafikonin vepra arti që përbëjnë pasuri kulturore, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq dy persona, sekuestrohen objektet

Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim Pandeli Petanin e Shpëtim Kalemin, pasi trafikuan vepra arti.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se njëri nga të pandehurit i ndihmuar edhe nga një tjetër ka kryer tregtimin e kësaj pasurie kulturore pa qenë i licencuar nga Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit. Atij iu sekuestruan pushkë, ikona, portrete dhe epitaf.

Dy autorët u arrestuan në 19 dhjetor po të këtij viti të akuzuar për vjedhjen e ikonave dhe pikturave të autorëve grekë që i përkasin periudhës së antikitetit.

NJOFTIMI I PROKURORISE: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier merr të pandehur dhe dërgon në gjyq shtetasit Sh.K. dhe P.P. për kryerjen e veprës penale të ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës’.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1926 të vitti 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, dërgoi ccështjen në gjyqpasi nëpërmjet metodave speciale të hetimit u arrit të provohej se, i pandehuri P.P. ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tregtimin tek agjentët nën mbulim, të objekteve të ndryshme që përbëjnë pasuri kulturore materiale, pa qenë i licencuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore),

Në kryerjen e këtij aktiviteti të paligjshëm, i pandehuri P.P. është ndihmuar nga i pandehuri tjetër, Sh.K. Të pandehurit P.P. i janë sekuestruar pasuri kulturore materiale të luajtshme:

Pushkë/revole – objekti i përket shekullit XVIII-XIX, paraqet një pushkë/revole të zbukuruar me motive floreale;

Ikonë “Lindja e Krishtit” – për nga karakteristikat e paraqitura ikona i përket fazës përmbyllëse të pikturës pasbizantine;

Portret “Eros” – portreti paraqet kokën e një fëmije; skulptura është realizuar me material mermeri të bardhë. Detajet më të theksuara janë flokët në pjesën e kokës;

Epitaf “Vajtimi i mbivorrshëm” – është realizuar me material tekstili dhe qëndisje, ndërsa figurat e shenjtorëve janë të realizuara me metal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Shikallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurve P.P. dhe Sh.K. për akuzat që u atribuoheshin.