“Dashuria ime, si, çfarë…?” – Zbardhen bisedat e fundit të 24-vjeçares palestineze me të dashurin para se të vritej në Shqipëri

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga komunikimi i fundit që ka pasur 24-vjeçarja palestineze Rayyan Alwan, e cila dyshohet se u vra nga babai i saj në Shqipëri. Mesazhet e saj të fundit, të publikuara nga mediat, tregojnë një përshëndetje të dhimbshme me të dashurin libanez, pak orë para ngjarjes së rëndë.

Sipas të dhënave, personi i fundit që ka folur me të renë ishte i dashuri i saj, të cilin e kishte njohur në Gjermani, ku të dy punonin pranë njëri-tjetrit – ajo në një restorant, ndërsa ai në një supermarket.

Më 18 shkurt 2024, rreth orës 18:41, i riu e kontakton duke i shkruar:

“Rayan? Jam akoma këtu.”

Më pas ata zhvillojnë një bisedë telefonike 4 minuta të gjatë në orën 19:03.

Të nesërmen, më 19 shkurt:

Në orën 09:17, i dashuri i saj i shkruan i shqetësuar:

-“Nuk u ktheve për t’u qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.”

Në orën 09:34, ai përpiqet të lidhet me një thirrje, por pa sukses.

Në orën 09:34, Rayyan i përgjigjet:

-“Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.”

Ajo vijon me një tjetër mesazh në orën 09:35:—

-“Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.”

I dashuri i përgjigjet në orën 09:46 me një mesazh të shkurtër:

-“Diçka si, çfarë?”

Pak orë më vonë, Rayyan humbi jetën në rrethana të rënda. Dyshimet kryesore bien mbi babanë e saj, i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Deri më tani, autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.