Trump mesazh për amerikanët pas rënies së tregjeve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj!
Pas parashikimeve për rënie të mprehta në tregjet financiare, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të qëndrojnë të fortë dhe të durueshëm. Pak minuta para hapjes së bursës së Nju Jorkut, ai u shpreh: “Shtetet e Bashkuara kanë një mundësi për të realizuar atë që duhej të bëhej dekada më parë,” duke aluduar në politikat tarifore që ai ka zbatuar, të cilat kanë tronditur ekonominë globale.
Trump theksoi: “Mos u trego i dobët! Mos u bëj budalla! Ji i fortë, i guximshëm dhe i durueshëm, dhe rezultati do të jetë i shkëlqyer!” Mesazh i tij erdhi në një kohë kur ekonomistët parashikojnë vazhdimin e rënies së tregjeve, një pasojë e politikave të tij të përshkallëzuara tarifore ndaj partnerëve të huaj.