Po luante me armën e vëllait kur qëlloi veten në kokë, ndërron jetë 13-vjeçari në Romë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Romë, ku një 13-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me armën e vëllait të tij. I mituri, i cili ishte shtruar në spitalin San Camillo që prej të shtunës, ka ndërruar jetë mëngjesin e 7 prillit, pasi kishte marrë një plumb në kokë ndërsa po luante me armën e vëllait.

Ngjarja ndodhi kur 13-vjeçari, i cili ndodhej në shtëpi me babain dhe vëllain, ka marrë pjesët e një arme të çmontuar që vëllai e kishte lënë në tavolinë dhe ka tentuar ta rimontonte. Kur arma ka shpërthyer, plumbi ka goditur djalin në kokë, duke e lënë të plagosur rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të shpëtuar jetën e tij, i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Familjarët dhe miqtë e 13-vjeçarit janë mbledhur rreth familjes së tij, duke shprehur ngushëllime dhe dhimbje për këtë humbje tragjike. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e këtij aksidenti tragjik.