Vritet me armë zjarri 43-vjeçari shqiptar në Itali, arrestohet autori! Dyshimet e para … (EMRI)

Mbrëmja e së dielës u shndërrua në tragjedi për Vladimir Topjanën, i cili u qëllua për vdekje në parkingun midis dy bizneseve tregtare në via Michelangelo Buonarroti, në Fontanafredda, në provincën e Pordenone.

Vrasja ndodhi rreth orës 21:15 të së dielës së 6 prillit, që përkoi me ndeshjen Roma-Juventus, Serie A e cila u transmetua në lokalin aty pranë “Sporting Milan Club”, i mbushur me klientë që ndiqnin ndeshjen e madhe.

Topjana po fliste me një të afërm në parkingun e makinave, përballë lokalit dhe një biznesi tjetër. Sipas mediave italiane, ato po bisedonin shqip, ndërsa u ndërpre shpejt nga mbërritja e një Audi të bardhë. Të paktën dy persona, po ashtu me kombësi shqiptare, kanë zbritur nga makina dhe e kanë qëlluar për vdekje. Një nga personat që doli nga makina nxori armën dhe qëlloi dy, ndoshta tre herë, duke goditur për vdekje Vladimir Topjanën. Menjëherë më pas, sulmuesi ka hipur sërish në Audi të bardhë dhe është larguar së bashku me bashkëpunëtorin e tij, duke humbur gjurmët. Megjithatë pas disa orësh në arrati, ai është arrestuar së bashku me babain e tij.

Hetimet janë në vazhdim dhe hetuesit po lëvizin në shumë fronte. Dëshmitë e të pranishmëve dhe pamjet e kamerave të vëzhgimit të vendosura në zonë do të jenë thelbësore. Lokali, shumë i njohur sidomos gjatë eventeve sportive dhe mund të ketë dhënë elemente kyçe, falë pranisë së klientëve të shumtë.

Nga hetimet fillestare duket e besueshme që Topjana e dinte se kush e qëlloi. Vrasësi, sipas dëshmitarëve, është nisur menjëherë drejt tij, pa hezituar. Një detaj që sugjeron se motivi mund t’i ketë rrënjët në marrëdhëniet personale, ndoshta ato familjare, dhe jo në një sulm të rastësishëm. Konteksti i saktë në të cilin ndodhi vrasja mbetet për t’u sqaruar, teksa dyshimet janë për larje hesapesh.  Vladimir Topjana është i njohur dhe cilësuar si një person i qetë.