EMRAT/ Aksident tragjik në Fushë-Prezë, katër të rinj digjen brenda makinës! Betonierja përplasi “Benz-in”, shoferi u largua…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Prezë rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës (19 mars), ku kanë humbur jetën katër të rinj.
Sipas policisë, automjeti tip Benz, ku ndodheshin viktimat, është përplasur me një betoniere të drejtuar nga 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja. Për pasojë, Benz-i është përfshirë nga flakët, duke lënë të vdekur në vend drejtuesin e tij, 25-vjeçarin Enejdi Laçi, si dhe tre pasagjerët, Erildi Laçi (20 vjeç), Enrikejd Kurti (24 vjeç) dhe Andi Laçi (22 vjeç).
Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme drejtuesin e betonieres, Aleksandër Krrashi, ndërsa hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.