Vrasja e dyfishtë që tronditi Kavajën, ky është njëri nga viktimat
Qyteti i Kavajës u trondit mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku dy persona humbën jetën. Ata fillimisht u konfliktuan dhe më pas sherri degradoi në përdorimin e thikës dhe armës së zjarrit.
Kanë qenë shtetasit Edmond Gosa dhe Sali Rexha, të cilët janë takuar për tu sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por se duket se diçka e tillë nuk është arritur dhe situata ka përfunduar me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara nga armë e ftohtë e tipit thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.
Personi që shihni në foto është njëri prej viktimave Sali Rexha.