VIDEO/ Lirohet Vangjush Dako, pamje nga momenti ku transferohet drejt shtëpisë

Gjykata ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai është larguar nga ambientet e paraburgimit të Durrësit me automjetin e policisë dhe siç duket nga pamjet që Replikë ka siguruar është përshëndetur nga disa të rinj.

Është një automjet policie që e transporton sipas procedurave nga qelitë e burgut të Durrësit drejt shtëpisë së tij.

Vendimi për lirimin e tij nga qelitë u mor sot nga GJKKO, për shkak të afateve të paraburgimit. Kujtojmë që ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.

 

Check Also

Depërtimi i “furishëm” i Inteligjencës Artificiale në rajon

E veshur me xhaketë të zezë, e kuruar në detaje “Tokyo Tirana” u shfaq në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *