VIDEO/ 3-vjeçarja ra nga kati i shtatë, dalin pamjet nga vendngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së sotme në qytetin e Durrësit ku nkë 3- vjeçare ka rënë nga kati i shtatë mbi tendën e një marketi. Në rrethana ende të paqarta, vogëlushja ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ndodhej së bashku me prindërit e saj.
Replilë ka siguruar pamjet nga vendi ku u regjistrua ngjarja e rëndë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por gjendja e saj paraqitet e rëndë për shkak të lartësisë së madhe nga e cila ka rënë.
Në këto kushte fëmija është dërguar drejt spitalit të traumës në Tiranë për trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.