Veliaj prezanton listën e anëtarëve të Këshillave Bashkiak

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar përbërjen e listës së Këshillave Bashkiak për Tiranën.

Lista  e plotë të kandidatëve për këshillat Bashkiak në Tiranë:

Endri Fuga, drejtor i komunikimit në Kryeministri. Gjithashtu pjesë e listës është edhe Joleza Koka, e reja e cila  u bë e famshme për shkak të deklaratës së saj për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sot në mëngjes unë u zgjova te shtëpia e një shoqes sime që është në një pallat me Saimir Tahirin”, ka thënë ajo më herët.

Gjithashtu, në listë është edhe Halit Valteri, ish-deputet i opozitës së re dhe më pas kandidat për deputet nën siglën e PS-së.

Edhe aktori Gaz Paja është pjesë e listës së kandidatëve për Këshilla Bashkiak. E ndërsa siç e bëri me dije edhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në listë ka edhe shumë zv.ministra si Rovena Kuko, Besart Kadia. Gjithashtu edhe juristi Plarent Ndresa apo ish drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato.