Trump do të presë edhe 2 javë diplomacinë përpara se të vendosë për sulmin amerikan ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump do të vendosë brenda dy javëve të ardhshme nëse do të nisë një sulm amerikan ndaj Iranit.

Trump theksoi se dëshiron të lejojë që përpjekjet diplomatike të vazhdojnë para se të marrë një vendim përfundimtar mbi veprimin ushtarak të Shteteve të Bashkuara.

“Duke marrë parasysh mundësinë reale për zhvillimin ose jo të negociatave me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do të marr vendimin tim brenda dy javëve të ardhshme,” tha presidenti, ndërsa sekretarja e shtypit Karoline Leavitt lexoi deklaratën nga dhoma e konferencave të Shtëpisë së Bardhë.