Tragjedi në Gramsh, mbyten në Liqenin e Banjës babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri
- 21 July, 2023
GRAMSH- E premte e zezë për familjen Zogu nga fshati Cingarë e Poshtme në Grmash! Babai Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij të mitur Rubensin 19 vjeç dhe Estin 14 vjeç si dhe kushëririn e tyre Melis Zogu, vetëm 20-vjeç janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.
Palombarët e Renas, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre nga liqeni. Sipas policisë grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ