EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës mëngjesin e sotëm ku është qëlluar  me armë zjarri një person.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrile të Lezhës, për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Agron Puka i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ende nuk dihet si kanë ndodhur rrethanat e ngjarjes.

Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes.