Sulmi amerikan mbi Iran, Berisha: Asgjesimi i potencialit bërthamor të Ajetullahëve thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha shprehet se de facto u asgjësua potenciali bërthamor i Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së.

Sipas tij kjo është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për t’u bashkuar për përmbysjen e diktaturës e për një Iran të lirë dhe demokratik.

“Obliterimi, de facto asgjesimi mbrëmë i potencialit bërthamor të Ajetullahëve të Iranit nga fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik. #sb”, shkruan Berisha.