Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi, një shqiptar i dyshuar si “koka” e grupit (EMRI)

Edmond Përbashaj është koka e grupit kriminimal shqiptaro-grek, i cili synonte trafikimin e rreth 100 kilogramëve drogë.

Nga qelia ku po vuan dënimin për grabitje me armë, gjobvënie dhe shkatërrim prone me eksploziv e zjarr, ai bënte lidhjet mes trafikantëve dhe persona që prisnin mallin.

Përbashaj, i burgosur në burgun e Diavatas dhe i dënuar me 20 vjet burg, ishte transferuar në Diavata nga burgu i Stavrakiout në Janinë, pasi në fillim të korrikut ishte zbuluar se bashkëpunonte me persona nga jashtë por dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike por dhe futjen e parave më pas në burg.

Madje gjatë operacionit të atëhershëm, disa të burgosur i vunë flakën dyshekëve në qeli. Në një nga bisedat e zbuluara nga media greke në korrik, Përbashaj fliste me Zv/Drejtorin e Burgut të cilin e informonte se priste trafikimin e 100 kg kokainë. Në operacionin e sotëm mësohet se janë arrestuar 23 persona si dhe janë sekuestruar armë, drogë e para.

Mësohet se është zbardhur ngjarja e fillimit të tetorit në Singrou të Athinës ku u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve me armë, ndërkohë janë zbardhur dhe shpërthimi me eksploziv në një biznes automjetesh dhe zjarrvënia në një fast-food.