Rreth 3 orë në Presidencë, mësohen temat e diskutimit mes Ramës dhe Begajt

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në Presidencë me presidentin Bajram Begaj.

Mësohet se disa nga temat e diskutimit mes dy zyrtarëve të lartë ishin çështja e detit pasi Shqipëria është në një moment të përcaktimit të kufirit detar me shtetin grek për çështjen e Jonit, dhe është rënë dakord që çështja do shqyrtohet në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Gjithashtu  edhe emërimet e përfaqësuesve diplomatikë shqiptarë në vendet e juaja.  një numër i konsiderueshëm ambasadorësh shqiptarë që ose i ka mbaruar mandati, ose kanë dalë në pension pasi dekretimet behën nga Presidenti.