Rama propozon emrin për kreun e ri të SHISH

Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrin e Vlora Hysenit për drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama me anë të një postimi ne Facebook ku shkruan se këtë propozim ia ka bërë Kreut të Shtetit gjatë takimit të sotëm ne Presidencë.

Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama.

Kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në Kosovë për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.

Hyseni është eksperte dhe njohëse shumë e mirë e marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa flet disa gjuhë të huaja.

Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.Paraprakisht, ajo ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Por nuk vonoi shumë dhe Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti morën vendim  për ta shkarkuar Vlora Hysenin nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.