Policia e Shtetit uron për 111-vjetorin e pavarësisë: Punojmë çdo ditë për një dëshirë dhe për një qëllim, sigurinë e shqiptarëve

Rreth 11 000 efektivë policie, me një dëshirë dhe një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, kontribuan në çdo skaj të vendit, gjatë vitit të 111 të pavarësisë.

Për Policinë e Shtetit, ky është një përvjetor jubilé, i cili shënjon rezultatet më të mira të arrira, beteja të fituara, miliona turistë që dëshmojnë standardet e sigurisë në Shqipëri, organizatë më solide dhe më të denjë, shkolla të padepërtueshme nga krimi dhe konfirmon ligjin, sundimtar të vetëm.

Nën flamurin e përbashkuar, si dhe nën pesha, përgjegjësi dhe privilegje të shumëfishta, ato të uniformës, të qytetarit, të birit/bijës, të prindit, efektivët e Policisë së Shtetit urojnë 111-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Punojmë çdo ditë për një dëshirë dhe për një qëllim, sigurinë e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Gëzuar 28, 29 Nëntorin!🇦🇱

 

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *