Përçarja PS-PSD në Shkodër/ Reagon kryetarja e PD Eliona Shkreli: Janë bashkë sepse kanë interesa të përbashkëta
Në lidhje me çështjen e përçarjes politike të PS dhe PSD ka reaguar kryetarja e PD Eliona Shkreli në Shkodër. Shkreli është shprehur se PS-PSD janë bashkë sepse kanë interesa të përbashkëta ndërsa theksoi se Partia Social Demokrate ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të Partisë Socialiste dhe vazhdimësia do të jetë e përbashkët.
Reagim i Kryetares së PD Shkodër Eliona Shkreli:
“Partia Social Demokrate ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të Partisë Socialiste edhe pse në fushatën e 11 majit 2025 PSD garoi e vetme me siglën e saj në zgjedhje vazhdimësia do të jetë e përbashkët, theksojme se cdo projekt vendim i mirë qoftë për Shkdrën qoftë për vendin tonë do të jetë në mbështetje të PS dhe vendimeve apo aktiviteteve pozitive që do merren për vendin tonë. Gjithashtu dhe në zgjedhjet vendore të 2027 që do vijnë ne do jemi në mbështetje të PS dhe zhvillimeve më të mira për vendin. Faleminderit”