Pas regjistrimit për zgjedhjet lokale, Celibashi thirrje partive politike: Kujdes me cilësinë e kandidatëve

Kryekomisioneri shtetëror  i Zgjedhjeve Ilirjan Clibashi ka folur për mediat ditën e sotme në lidhje me procesin zgjedhor të 14 majit dhe problematikat që mund ta shoqerojnë.

Celibashi u ndal tek rëndësia e kandidatëve për të cilët tha se  duhet të jenë individë me integritet.

Zgjedhja e kandidatëve të pastër ligjërisht është thelbësore për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike. Këta individë kanë më shumë gjasa të mbështesin parimet e demokracisë dhe të veprojnë në interesin më të mirë të zgjedhësve të tyre e të punojnë me zyrtare të tjerë në interes të qytetarëve. Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm me rekorde të shkeljes së ligjit, veçanërisht në atë penal mund të ketë pasoja të rënda për procesin demokratik.

Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm mund të çojë në një sërë pasojash të rënda përfshirë korrupsionin dhe nepotizmin më së pari”, u shpreh ai.

“Kjo gërryen besimin e publikut në procesin zgjedhor e minon legjitimitetin e qeverisë së zgjedhur qoftë qendrore dhe ajo lokale. Shkeljet ose keqpërdorimi i të dhënave mund të dëmtojë qytetarët dhe të rrezikojë integritetin e procesit zgjedhor”, deklaroi Celibashi.