Operacioni Antidrogë në Tiranë/ Ishin furnizues të shpërndarësve të drogës, kush janë të rinjtë që u arrestuan (Emrat-Foto)

Personat në foto janë Igli Begaj 20 vjeç dhe Shkelqim Ostreni 26 vjeç janë arrestuar ditën e sotme si pasojë e operacionit antidrogë që përfundoi me plagosje që u ndërmor në orët e vona të mbrëmjes së 21 marsit në Tiranë, pas informacioneve se po transportohej drogë.

Në momentin e ndalimit ai nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë me shpejtësi mjetit të tij duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Ka qenë ky momenti ku një prej efektivëve ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij duke e lënë të plagosur.

Nga hetimet paraprake te kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk rezulton qe efektivet te kene bere shkelje, per shkak se atyre u eshte rrezikuar jeta.Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut dhe do te shkembenin drogen tek vendi ku u kapen nga agjentet e antidroges.