Nuk përdorte adresën në SKY ECC, Kreshnik Farruku lirohet nga akuzat por jo nga qelia

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së personit të arrestuar, Kreshnik Budlla Farruku, dhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke revokuar masën e sigurimit “arrest në burg”.

Kjo erdhi pas verifikimit, ku u konfirmua se kodi PIN i aplikacionit Sky ECC nuk i përkiste atij, por vëllait të tij, Roland Farruku.

Revokimi i masës “arrest në burg” është kërkuar edhe nga vetë prokuroria pas administrimit të letërporosisë nga Italia, pasi nga provat provohej se pini i përkiste vëllati të Kreshnik Farrukut. Ai aktualisht do vazhdojë të jetë në burg pasi ka një masë sigurimi tjetër “arrest në burg” për efekt të një procedimi tjetër penal që po ndiqet nga Prokuroria e Jurdiksionit të Përgjithshëm Durrë, me qëllim ekstradimin e tij në drejtim të italisë

Farruku është i njohur si kreu i klanit “Farruku’ është arrestuar mbrëmjen e 11 janarit 2025 me urdhër të SPAK. Ai është arrestuar në Manzë të Durrësit me kërkesë të SPAK në bashkëpunim me prokurorinë e Firenzes me qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Për riarrestimin e Farrkut në Manzë ku qëndronte arrest shtëpie ndërhyri reparti special RENEA. Ai do të qëndrojë i izoluar në ambientet e Policisë së Tiranës, për të dalë të hënën para Gjykatës së Posaçme.