Në ditën e arrestimit të Dritan Rexhepit, ekzekutohet në Ekuador 53-vjeçari shqiptar Arjan Rizaj
- 10 November, 2023
Ditën e arrestimit të kreut të kompanisë “Bello” Dritan Rexhepi nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll, një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit.i
Mediat ekuadoriane raportojnë se shqiptari Arjanit Rizaj 53-vjeç është vrarë para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.
Në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë, që drejtohej me dy persona, që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ