Mblidhet Këshilli i Legjislacionit, mandati i Xhaçkës përplas opozitën me mazhorancën

Ditën e sotme është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit Këshilli i Legjislacionit  për të diskutuar për mandatin e Olta Xhaçkës.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se vijojnë debatet mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj u shpreh se duhen caktuar relatorë për të lexuar vendimet e Gjykatës Kushtetuesë, por hasin në kundërshtinë e deputetit demokrat, Gazment Bardhi.

Xhafaj tha se:  Ky është Këshilli i Legjislacionit, i cili, si rregull sillet si një komision i zakonshëm me proicedurën e tij. Dje kemi marrë materialët, sot do duhet të caktojmë relatorët. Kur relatorët të jenë gati, caktojmë mbledhjen e komisionit dhe pastaj të vijmë këtu të diskutojmë.

Ndërsa Bardhi kundërshtoi duke thënë se: Ne kemi analizuar dhe lexuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk çmojmë se ka nevojë për relator për të lexuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.