“Learti planifikoi ta ekzekutonte” pas dëshmisë së Tafanit, merret në mbrojtje prokurorja e SPAK

Merret në mbrojte prokurorja SPAK Doloreza Musabelliu, pas dëshmisë së Artan Tafanit se Leart Haxhiu, po planifikonte t’i bënte atentat.

Burime , bëjnë me dije se kreu i SPAK Altin Dumani  i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të marrë masa shtesë për mbrojtjen e prokurores dhe familjes së saj. Gjithashtu në cilësinë e Drejtuesit, Dumani ka njoftuar kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Dëshmia  e Artan Tafanit i përfshirë në disa vrasje dhe shpërthime me eksplozivë, ka çuar në zbardhjen e disa atentateve dhe lëshimin e 15 urdhër-arresteve mes të cilave 12 janë ekzekutuar.

Tafani ka ‘tradhtuar’ dhe bashkëpunëtorin e tij në krim Leart Haxhinë dhe grupin e tij.

Haxhia aktualisht ndodhet i arrestuar në Greqi ndërsa pritet vendimi i Gjykatës greke për ekstradimin e tij në vendin tonë.