Korçë/ “Aksident me pasojë vdekje“ dhe “Dhunë në familje“, policia vë në pranga 2 shtetas dhe procedon 3 të tjerë për disa vepra penale

Policia e Korçës ka vënë në pranga 2 shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë për disa vepra penale.

Burime nga drejtoria e policisë së qarkut juglindor njoftojnë se veprat penale janë dhunë në familje, Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”,me pasojë vdekje, ndertime pa leje dhe mashtrim.

 

DVP Korçë/

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen nr.18, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, duke drejtuar automjetin  tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin N. C., 69 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili është transportuar për mjekim, në spitalin e Korçës, ku më pas ka ndërruar jetë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. F., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. P., banues në fshatin Bulgarec, Korçë dhe për shtetasen M. F., banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi janë konstatuar duke kryer punime pa leje, për ndërtimin e një stalle, në fshatin Voskopojë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. A., 62 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, pasi ka bërë kallëzim një shtetas tjetër, i cili pretendon se në muajin maj të vitit 2022, 62-vjeçari P. A. i ka blerë atij, 214 krerë bagëti të imëta, dhe duke e mashtruar nuk i ka shlyer ende pagesën që i detyrohet për blerjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.