Kërkesa për t’u regjistruar në 14 maj me emrin e PD-së, Berisha “në dorë“ të ish-vartësit
Regjistrimi apo jo i Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit do të shqyrtohet këto 2 ditë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.
Ajo që vihet re pas hedhjes së shortit dje rezultoi që kërkesën e grupimit të Berishës, nëse do të jetë ai përdoruesi i logos së Partisë Demokratike në këto zgjedhje, do ta relatojë Ilir Rusmali.
Ish-ministri i Berishës vite më parë do të paraqesë kërkesën për logon e PD-së si dhe argumentet e tij se kush duhet ta përdorë atë në 14 maj.
Në të njëjtën kohë KAS përmes relatorit Koli Bele do të shqyrtojë kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt i cili apeloi një vendim të KQZ-së që kërkonte firmën e Bashës në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim.
Rezultatet e shortit percaktuan:
- relator te kerkeses nr. 29 (Kerkesa e PD depozituar nga z. Sali Berisha), z. Ilirjan Rusmali;
- relator i kerkeses nr.30 (kerkesa e partisë “Levizja Bashke”, z. Elvis Çefa;
- Relator i kerkeses nr. 31 (kerkesa “Partia Demokratike e Shqiperise”, perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeja), z. Koli Bele.