Deklarata ‘bombë’ e gazetarit: Jori e nxjerr Kiarën për dy javë…
Një ndër arsyet se pse Jori ka marrë kaq shumë vëmendje në shtëpinë e “Big Brother VIP” është edhe afrimiteti që ajo ka me Luiz Ejllin. Fansat e tyre po e komentojnë këtë afrimitet edhe si një flirt.
Situata në fjalë është komentuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku sipas moderatorit Flavio Qarri nëse Jori tregohet më e guximshme ajo mund ta nxjerrë Kiara Titon jashtë brenda dy javësh sepse e do këngëtarin për vete.
“Nëse Jori do të jetë e gatshme për pak më shumë guxim, flirt, nëse luan agresivisht kjo vajza brenda javës mbaron filmi për Kiarën dhe brenda dy javësh del”, ka thënë ai.