I penduari për “shokët” Artan Tafani me rrëfimet e tij shkatërroi grupin e Laert Haxhiut/ Ja si u arrestuan autorët e 6 vrasjeve
Rrëfimet e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani shkatërruan grupin e Laert Haxhiut, duke bërë të mundur zbardhjen e 6 vrasjeve dhe arrestimin e autorëve.
Ndërkaq, nga angazhimi i forcave të policisë, në operacionin e koduar “Never Forget”, ku arrestohen autorët e këtyre vrasjeve.
Forcat policore mësyjnë në banesa apo edhe në makina për t’i arrestuar autorët.
Gjatë një konference për shtyp paraditen e kësaj të enjteje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se janë lëshuar 15 urdhër arreste dhe janë ekzeutuar 12 prej tyre, teska 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Nga hetimet ka rezultuar se Laert Haxhiu ka porositur vrasjet e Lulzim Qorrit dhe Dekins Halilit, të ndodhura në Greqi.