Gjiganti i automobilizmit ndryshon logon pas 55 vitesh: fillon një epokë të re luksit dhe teknologjisë

Pas më shumë se një gjysmë shekulli, Range Rover ka vendosur të përqafojë një identitet të ri vizual, duke zbuluar për herë të parë një logo të re që shënon fundin e një epoke dhe fillimin e një kapitulli të ri për markën ikonike britanike. Që prej vitit 1970, logoja tradicionale ka qenë simbol i luksit, fuqisë dhe rafinimit, por tani vjen një version minimalist, modern dhe më i pastër.

Logoja e re reflekton qartë drejtimin që Range Rover po ndjek në epokën e elektrifikimit dhe teknologjisë së avancuar. Me një tipografi të sofistikuar dhe stil që përfaqëson “elegancën e heshtur”, kompania synon të forcojë pozicionin si lider global në segmentin premium të automjeteve luksoze.

Ndryshimi vjen në kuadër të një strategjie të re të quajtur “House of Brands”, ku secila nga markat nën Land Rover, Range Rover, Defender, Discovery dhe Jaguar — do të ketë identitetin e vet të veçantë dhe më të pavarur. Logoja e re e Range Rover është një pjesë kyçe e këtij transformimi, duke i dhënë markës një profil më ekskluziv dhe më global.

Zyrtarë të kompanisë janë shprehur se kjo logo mishëron më së miri shpirtin e Range Rover: “fuqi e heshtur, elegancë e pakompromis dhe një trashëgimi që evoluon pa humbur kurrë thelbin.”

Ndërsa marka rrit përqendrimin te makinat elektrike dhe inovacioni teknologjik, imazhi i jashtëm duhet të reflektojë këtë përparim. Ky ndryshim vizual nuk është thjesht një ndërrim estetike, por një sinjal i qartë për të ardhmen që Range Rover po ndërton