FOTO/ Ky është 18-vjeçari që humbi jetën nga sherri me thika mes të rinjve në Tiranë
Replikë ka siguruar foton e viktimës Aurelio Dervishi 18-vjeç, që u godit me thikë mbrëmjen e së djeshme dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Konflikti ka ndodhur mes disa të rinjsh të cilët kanë qenë duke lëvizur me dy automjete.
Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.
Burime bëjnë me dije se shkak për ngjarjen ka qenë një komunikim me fjalë banale mes dy grupeve të të rinjve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.