Fier/ Të shtëna me armë, 33-vjeçari hap zjarr drejt dyqanit të berberit (Emri)

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar disa minuta më parë pranë qytetit të Fierit, ku mësohet se shtetasi G. M., ka qëlluar me armë drejt një berberhane në pronësi të shtetasit B. K., 33 vjeç, ndërsa nga të shtënat nuk ka të dëmtuar.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka identifikuar autorin si shtetasin Geraldo Mahmuti, 30 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.