EMRI/ Tentoi të vidhte një banesë, kapet në flagrancë 42-vjeçari në Vlorë

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë pasi u dyshua për vjedhjen e disa banesave.

Florenc Grabovaj u kap teksa tentoi që të vjedhë një banesë, ndërsa u zbuluar nga kamerat e sigurisë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Nga hetimet ka rezultuar se 42-vjeçari është autori i dyshuar i vjedhjes në 2 banesa të tjera, në fshatin Nartë dhe lagjen “24 Maji”, në të cilat dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake dhe sende të ndryshme personale.