Emri/ Ekzekutohet 27-vjeçari shqiptar në Londër! Motivi ende i pazbardhur


Një 27-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e të hënës në kryeqytetin britanik.

Ai është me origjinë nga Peqini dhe kisha pak kohë që kishte mbërritur në Shtetin Ishull. Policia Metropolite e cila po heton këtë vrasje nuk ka të arrestuar për ngjarjen apo  zbulimin e motivit.

Ekzekutimi i Bajram Lulit e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë  të 2024. Bledi Petraj 37 vjec u godit me thikë për vdekje në rrugën Queen Elizabeth’s Drive, N14 në Veri të Londrës më 4 Shkurt 2024.

Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues ne  Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara  “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e Bledi Petrajt.