EMRAT/ Ja kush janë të fortët që përmbysën “Lollipop” në Palasë, njëri me precedent penal
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku janë përfshirë Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj, ky i fundit person me precedent penal.
Sipas burimeve të Replikë.al, përplasja ka nisur mes dy grupeve djemsh dhe është përshkallëzuar në një sherr masiv me sende të forta si gota dhe shishe. Dëshmitarët në vendngjarje raportojnë se janë dëgjuar edhe krisma, duke krijuar panik të madh mes të pranishmëve, të cilët kanë nisur të shtyhen e të vrapojnë për të dalë jashtë.
Valter Përshpalaj, një nga personat e përfshirë në konflikt, rezulton me të kaluar problematike me ligjin. Në vitin 2021 ai është shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë”, në një ngjarje ku ishte palë me personin e plagosur.
Incidenti ndodhi gjatë një mbrëmjeje ku performonin këngëtari Ylli Limani dhe grupi “Three Dots”. Muzika u ndërpre dhe turma u përfshi nga kaosi, duke shkaktuar lëndime mes njerëzve që përpiqeshin të largoheshin me shpejtësi nga ambienti.