Ekskluzive/Kërcënohet bashkëpunëtori i Policisë
Nga Aida Topalli
Shqipëria përballet herë pas here me ngjarje jashtë të zakonshmes. Shpeshherë, bashkëpunëtorë të drejtësisë, që në fakt duhet të jenë më të mbrojturit, përballen me situata kërcënuese, deri në rrezikimin e jetës. E tillë është edhe një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 19 prillit 2023 në zonën e njohur si Kodra e Diellit këtu në Tiranë. Replika mësoi eskluzivisht se rreth orës 20: 47 minuta, një automjet tip ‘Benz’ është afruar në bllokun e pallateve ku jeton shtetasi I.Xh, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie. Një telefonatë e ka bërë të dalë jashtë apartamentit të tij. Në momentin që ka dalë në koridor, një person i armatosur e ka kanosur me armë. Duke i cituar shprehjen: ‘Ti na ke shitur’.
Fati duket se ishte në anën e Xhuvelit. Ai kishte lënë të hapur derën e aprtamentit të tij, dhe ka hyrë menjëherë brenda. Më pas përmes ballkoneve ka arritur të arratiset, duke shpëtuar nga një vrasje e mundshme.
Fatmirësisht në banesë nuk kanë qenë dy fëmijët e mitur të tij, duke shpëtuar kështu nga oamjet tronditëse të atij momenti.
Por çfarë ka ndodhur? Pse duhej të kërcënohej me jetë Igli Xhuveli?
Së fundmi, në Tiranë u kap një sasi e madhe lëndësh narkotike. U shkatërrua një grup që shiste drogë në gjithë kryeqytetin. Një personi tjetër ju kap afro 35 kilogramë heroinë. Ndërsa një i tretë u arrestua me 2 kilogramë kokainë. Të gjitha këto ishin informata të dërguara nga personi në fjalë, në bashkëpunim me policinë.
Kjo nuk është hera e parë që I. Xhuveli kërcënohet me jetë. Një gjë e tillë ka ndodhur edh evite më parë, për të njëjtat motive. Ndërsa ai është edhe dëshmitar kundër një prej fenomeneve më të përhapura në shoqërinë shqiptare sot, përdorimi i jashtëligjshëm i Call Center.
Jeta e tij është e pasigurtë. Po ashtu edhe e familjes.
Vijon….