E trishtë/ I përmbyset zetori teksa po punonte tokën, vdes 72-vjeçari!

Një 72-vjeçar nga Dropulli ka humbur jetën si shkak i përmbysjes së zetorit me të cilin po punonte. Sipas policisë lokale ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Glinë të Dropullit.

Viktima është shtetasi me inicialet H. G., 72 vjeç, i cili ishte duke punuar tokën në momentin që ndodhi aksidenti dhe përmbysja e mjetit të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.