Itali/ Autobusi bie nga mbikalimi dhe shpërthen në flakë, 21 të vdekur dhe 18 të plagosur (Video)
Një ngjarje e rëndë me 21 të vdekur dhe 18 të plagosur ka ndodhur pak minuta me parë në provincen e Venecias në Itali, ku një autobus ka rënë nga një mbikalim duke pëfunduar poshtë te shinat e trenit duke shpërthyer në flakë. Sipas Republica.it shkak i aksidentit ishte manovra e gabuar nga gjendja shëndetsore jo e mirë e shoferit.
Gjithashtu sipas mediave italiane mësohet se autobusi ishte i kompanisë së transportit “La Linea”, i marrë me qera nga disa turistë të huaj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbikalimin e rrugës lidhëse që të çon nga Mestre në drejtim të Marghera.