Digjet makina e sipërmarrëses Anisa Musta në Durrës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një automjet është gjetur i djegur në lagjen Nr.14 në Durrës.

Mësohet se makina i përket sipërmarrëses Anisa Musta.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Priten hetimet e mëtejshme të policisë për të zbardhur ngjarjen.