Çfarë po ndodh në Kosovë? Kuvendi nuk bindet nga Albulena Haxhiu, ja si do procedohet më tej
Zgjedhja e kryeparlamentares së re të Kuvendit të Kosovës është kthyer në një mision të pamundur. Për herë të 20, deputetët nuk ranë dakord për të votuar unanimisht Albulena Haxhiun.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari kërkoi nga subjektet politike të propozojnë nga një përfaqësues për Komisionin Zgjedhor, por as kësaj radhe nuk kaloi propozimi. Seanca u ndërpre, për të vazhduar pas 48-orësh.
Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit.
Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme nga deputetët në asnjë prej seancave të mbajtura deri më tani. Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre.