Amnistia për të dënuarit diskutohet në komisionin e sigurisë, përfitojnë 600 persona

Komisioni i sigurisë diskutoi në parim këtë të martë kërkesën e qeverisë për nxjerr nga burgjet përmes amnistisë rreth 600 të dënuar për vepra të lehta penale.

Zv.ministri i drejtësisë, Klajd Karameta deklaroi se amnistia është rezultat i një analize të bërë për situatën në burgje dhe se nisma ka në vëmendje të veçantë gratë dhe të miturit.

Për kryetarin e komisionit të sigurisë, Nasip Naço është e gabuar nëse amnistia shikohet si një mënyrë për të eliminuar mbipopullimin e krijuar në këtë sektor. Sipas tij, mesazhi duhet të ketë një tjetër funksion.

Amnistia e fundit e kryer në vendin tonë është miratuar në vitin 2020. Për të liruar të dënuarit nga burgjet do të duhet që parlamenti ta votojë me shumicë të cilësuar prej 84 votash. Por për të arritur këtë duhen edhe votat e opozitës.