“Ali Demi” kthehet në burg të hapur, ja përse do të shërbejë
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Klevis Qose në një takim të mbajtur me Duncan Nutt, Ekspert i Përmirësimit të Operimit të Burgjeve, dhe Adam Connolley, Drejtor i Burgut të Hapur HMP Haverigg në Mbretërinë e Bashkuar, diskutuan për Burgun Ali Demi. Sipas Qoses ky institucion tanimë është ristrukturuar i financuar nga Qeveria Shqiptare dhe me mbështetje të British Embassy Tirana .
“Jemi gati për të populluar Burgun e Hapur “Ali Demi” 🏛️, strukturën më të re në Shqipëri. Ky projekt i financuar nga Qeveria Shqiptare 🇦🇱 dhe me mbështetje të British Embassy Tirana 🇬🇧 në rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, pritet të përgatisë personat në konflikt me ligjin ⚖️ të përshtaten sa më natyrshëm në jetën qytetare 🌍. Faleminderit z. Duncan Nutt, Ekspert i Përmirësimit të Operimit të Burgjeve, dhe Adam Connolley, Drejtor i Burgut të Hapur HMP Haverigg në Mbretërinë e Bashkuar, për kontributin e tyre në trajnimin e stafit tonë 📜”.