Aksident i rëndë pranë Kavajës, automjeti përplas për vdekje drejtuesin e një ciklomotori


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit pasi një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se automjeti me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sakaq, drejtuesja e automjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.

Check Also

Del fotoja/ Ky është 44-vjeçari shqiptar që u ekzekutua për gjakmarrje në Belgjikë teksa po pinte kafe!

Personi që shihni në foto është Agustin Kaza 44-vjeç, të cilit iu bë atentat disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *