Shiu, burim i ri i energjisë së pastër

Shiu mund të bëhet një ditë burim i energjisë elektrike të pastër.

Ky ështê përfundimi i një grupi shkencëtarësh në Singapor. Eksperimentet e tyre kanë qenë në gjendje të gjenerojnë energji nga pikat e ujit që bien përmes një tubi.

Ata thonë se ky mund të jetë një model për krijimin e sasive më të mëdha të energjisë elektrike nga reshjet e shiut në të ardhmen.

Siç bëhet e ditur më tej, studiuesit nga Universiteti Kombëtar i Singaporit kanë përdorur pika të ngjashme me shiun që lëvizin nëpër një tub për të gjeneruar energji të mjaftueshme për të ndezur drita LED.

Metoda e tyre përdor parimin që kur dy materiale vijnë në kontakt, si për shembull se si fërkimi i një tullumbaceje në lëkurë krijon elektricitet statik.

Po kështu, uji që rrjedh mbi disa sipërfaqe mund të fitojë ose të humbasë ngarkesë. Ai tashmë përdoret për të gjeneruar energji elektrike duke lëvizur një turbinë por kjo është e kufizuar në vende me vëllime të mëdha uji, si lumenjtë.